Rrjeti Alumni Luarasi

Qëllimi i Rrjetit Alumni “Luarasi” është të krijojë dhe zgjerojë një marrëdhënie të vazhdueshme ndërmjet Universitetit dhe ish-studentëve të tij, që kanë ndjekur karriera të ndryshme profesionale. Njëkohësisht synon të ndërtojë një bashkëpunim mes tyre dhe studentëve të rinj, përmes përfshirjes në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

DR. BLERINA SHKURTI

Përgjegjëse e Departamentit të së DrejtësPrivate, Universiteti "Luarasi"

Unë kam pasur nderin dhe kënaqësinë të jem ish-studente e Universitetit “Luarasi”. Tashmë jam anëtare e stafit akademik dhe pjesë e Senatit të Universitetit. Përgjatë këtyre viteve tek “Luarasi” mund të dëshmoj për angazhimin maksimal të pedagogëve në përgatitjen e brezave të rinj si qytetarë dhe profesionistë, atmosferën e bashkëpunimit e meritokracisë dhe për një institucion që pasqyron vlera.

Sokol Shehu

Gjyqtar

Si një alumni i Universitetit “Luarasi” dëshmoj se Universiteti ka një program shumë të mirë akademik, me një angazhim të thellë dhe të qëndrueshëm në arsimin dhe kualifikimin ligjor të
studentëve. “Luarasi” ofron programe universitare bashkëkohore në studimin e së drejtës dhe të ligjit, duke i pajisur studentët me aftësinë e arsyetimit dhe argumentimit ligjor. Universiteti “Luarasi” ka një staf akademik tepër të përgatitur. Çfarëdo qofshin qëllimet tuaja të karrierës, “Luarasi” mund t’jua japi arsimin e duhur për arritjen e tyre.

University Reunion Gallery