Bibloteka
Check out our books
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” ofron kushte shumë të mira ku çdo student e pjesëtar i stafit akademik mund të konsultohet me literaturën e pasur të fushave të drejtësisë, ekonomisë, teknologjisë së informacionit e mjekësisë. Biblioteka ka një fond të pasur me libra në gjuhën shqipe e të huaj për të gjitha programet e studimit të këtij universiteti. Po ashtu biblioteka elektronike “Luarasi” ofron akses në Bazën Ndërkombëtarë të Dhënave të Revistave Shkencore Scopus, pjesë e kompanisë Elsevier duke i dhënë mundësi stafit akademik të shfrytëzojë literaturën shkencore për qëllime mësimore e kërkimore. Për shoqërinë e informacionit në të cilën jetojmë, sistemet bibliotekare janë infrastrukturë themelore e domosdoshme, jo vetëm në ndihmë të procesit të përditshëm mësimor dhe shkencor, por në ndihmë të formimit të qytetarit europian.
Biblioteka e universitetit “Luarasi” në prill të vitit 2024 u bë pjesë e sistemit COBISS.al, në zbatim të marrëveshjes me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në këtë sistem kryhet katalogimi i literaturës dhe inventarizimi i saj, fakt që lehtëson komunikimin e bibliotekës me të gjithë kategoritë e lexuesve dhe siguron gjithashtu të njëjtin standard
me bibliotekat shkencore simotra në Europë.
20
Library
700
expert staff
6 million
Digitized and publicly available items
12 million
books
1 million
maps and spatial data sets
400 million
rare items including letters, photographs, and manuscripts
Libraries at Unipix
There are many opportunities for visitors to experience the collections at Harvard’s libraries.





