Këshilli Studentor "Luarasi"
Këshilli Studentor është një organizim i pavarur pranë Universitetit “Luarasi”. Ai ka për detyrë të garantojë të drejtat e studentëve dhe t’i nxisë ata të përfshihen në mënyrë sa më aktive në jetën studentore. Objekt i punës së këtij këshilli është përmirësimi i cilësisë së jetës studentore, rritja e cilësisë së mësimnxënies, nxitja e frymës së bashkëpunimit me pedagogët, nxitja e punës kërkimore shkencore etj. Studentët e Universitetit “Luarasi” janë të përfaqësuar në jetën institucionale të universitetit, si Senati Akademik, Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë etj.
TERA ALUSHANI
Këshilli Studentor ka në qendër të vëmendjes studentët dhe nevojat e tyre, duke u përqendruar më tepër në rritjen e tyre nga ana profesionale dhe akademike. Një nga objektivat më të
rëndësishme është gjallërimi i jetës studentore në universitet nëpërmjet aktivizimit të studentëve tanë në programe të ndryshme.
Jeta Studentore
Kalendari Akademik
Zyra e Këshillimit të Karrierës
Students, faculty, recreational facilities and wellness programs.





