Pershendetja e Dekanit

Prof. Dr. Sherif Bundo

DEKAN
Përgjegjës i Departamentit të Administrim Biznesit

It’s your Time Join to explore

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Luarasi” i ka ndërtuar programet e studimit, në atë mënyrë që studenti ta njohë sa më mirë fushën e ekonomisë, të depërtojë në të fshehtat e saj dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme për drejtimin e aktiviteteve ekonomike, duke qenë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme.

It’s your Time Join to explore

Fakulteti Ekonomik i “Luarasi”-t ka mjedisin e përshtatshëm, programet e duhura bashkëkohore të studimeve, diplomat e kërkuara nga biznesi dhe stafin e duhur akademik e të përkushtuar. Studentët kanë mundësi të gjejnë në këtë fakultet programe studimi dhe diploma që u hapin dyert e karrierës dhe të progresit profesional.

It’s your Time Join to explore

Fakulteti Ekonomik është edhe një qendër e rëndësishme kërkimore, që ofron mundësi për zhvillimin e aftësive shkencore dhe të studimeve të ciklit të tretë. Studentët që besojnë tek vullneti i tyre janë të mirëpritur të investojnë në këtë fakultet kohën e burimet e tyre, për të ndërtuar një të ardhme që i bën profesionistë të vërtetë. 

Misioni

Fakulteti Ekonomik ka fituar më shumë eksperiencë duke krijuar rrjete bashkëpunimi me universitete të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Nga ana tjetër janë konsoliduar njohjet dhe bashkëpunimi me bizneset, dhomat e tregtisë, bankat, kompanitë e sigurimeve dhe të ri sigurimeve, me shoqëritë e shërbimeve financiare dhe të kontabilitetit.

Vizioni

Këto bashkëpunime me shoqatat e profesionistëve nga fushat e ndryshme të ekonomisë e financës janë mundësi për karrierën e çdo studenti të diplomuar në këtë fakultet. Në këtë mënyrë përmbushim premtimin tonë që çdo student që ndjek këtë fakultet të ketë mundësi të bëhet një profesionist shumë i mirë në fushat e ekonomisë, financës, bankave dhe administrim biznesit.

Infrastruktura Akademike

Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional në Financë

Pranë Fakultetit Ekonomik është krijuar Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional në Financë. Kjo qendër bashkëpunon me organizatat profesionale në fushën e financës, kontabilitetit, shërbimeve në fushën e sigurimeve dhe të ri sigurimeve, asistencës bankare dhe elementëve të tjerë profesionalë. Profesionistëve nga këto fusha, që kanë mbi dy vite eksperiencë në biznese private apo institucione publike, u ofrohet mundësia të përditësojnë njohuritë e tyre lidhur me zhvillimet e reja në legjislacionin tatimor, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, legjislacionin tregtar si dhe në procedurat e vlerësimit e progresin teknologjik të këtyre shërbimeve. Në këtë mënyrë Fakulteti Ekonomik ndihmon në progresin e karrierës profesionale të rrjetit alumni të Universitetit “Luarasi”.

Galeria e Fakulteit