Fakulteti i Drejtësisë
Pershendetja e Dekanit

Prof. Asoc. Dr. Admir Belishta
DEKAN
It’s your Time Join to explore
Fakulteti i Drejtësisë ofron Programin e Integruar të Studimeve në “Drejtësi” (PIND), si dhe programet Master i Shkencave dhe Master Profesional. Kurrikulat tona akademike janë inovative dhe ofrojnë një formim juridik të thelluar në fushën e së drejtës duke i përgatitur dhe kualifikuar studentët për të ardhmen e një shoqërie evropiane dhe të aftë për t’u përballur me sfida.
It’s your Time Join to explore
Zhvillimi i ideve që i japin zgjidhje sfidave aktuale me të cilat përballet shoqëria shqiptare është dhe mbetet qëllimi ynë i përbashkët. Studentët e diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë janë sot të punësuar në organet e sistemit të drejtësisë, si dhe në institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
It’s your Time Join to explore
Studentët tanë të diplomuar nga Fakulteti i Drejtësisë japin kontribut edhe në fusha të tjera të rëndësishme të administratës publike, deri në nivelet më të larta drejtuese, si dhe në profesionet e lira e sipërmarrjet private.
Misioni
Fakulteti i Drejtësisë ka një traditë të konsoliduar lidhur me cilësinë e studimeve që ofron, duke u kthyer tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit si një specialist i së drejtës dhe qytetar aktiv në një shoqëri demokratike.
Vizioni
Ne ftojmë të rinjtë që synojnë të jenë juristët e së ardhmes të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë në formësimin e profesionistëve ekspertë që arrijnë të përshtaten sa më mirë në tregun e punës.
Infrastruktura Akademike
Laboratori i Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë
Laboratori i Kriminalistikës përcjell njohuri të plota lidhur me kërkimin, mbledhjen, dokumentimin, administrimin dhe ruajtjen e provave në vendin e ngjarjes. Ky laborator drejtohet nga titullari i lëndëve të Kriminalistikës dhe Viktimologji – Penalogjisë, Prof. Asoc. Dr. Luan Veliqoti dhe shërben për kryerjen e praktikës dhe orëve të seminareve të këtyre disiplinave.
Klinika Ligjore “LUARASI”
Klinika Ligjore “Luarasi” është strukturë ndihmëse akademike e Fakultetit të Drejtësisë e përbërë nga studentët e këtij fakulteti, nën drejtimin e pedagogëve të tyre. Qëllimi i Klinikës Ligjore “Luarasi” është që të ofrojë ndihmë juridike parësore falas për personat në Klinika Ligjore “LUARASI” pamundësi ekonomike. Universiteti “Luarasi” është krenar për ngritjen e Klinikës Ligjore “Luarasi” si një mundësi e shkëlqyer për studentët që të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike dhe përvojë pune me klientë të vërtetë në një mjedis të ngjashëm me atë të zyrave ligjore.





