Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Pershendetja e Dekanit

Prof. Asoc. Dr. Sokol Paparisto
DEKAN
It’s your Time Join to explore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore ofron studime të Integruara të Ciklit të Dytë në Farmaci dhe Stomatologji, si dhe programin e studimit Bachelor në Infermieri. Ky fakultet synon të përgatisë dhe diplomojë profesionistë të aftë, në përputhje me nevojat dhe prioritetet e sistemit shëndetësor të vendit.
It’s your Time Join to explore
Të diplomuarit pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore kanë kompetencën e duhur për të konkurruar jo vetëm në tregun lokal, por edhe atë rajonal dhe ndërkombëtar.Formimi profesional, shkencor dhe praktik i studentëve mbështetet në programe të konceptuara sipas standardeve më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare. Kurrikulat që ofrojnë këto programe studimi janë të krahasueshme me kurrikulat e vendeve të tjera europiane dhe mbështeten në një sërë programesh moderne, që kanë të bëjnë me njohjen dhe zbatimin e teknologjive të reja mjekësore.
Misioni
Misioni i Fakultetit të Shkencave Mjekësore është përgatitja sa më e mirë teorike dhe praktike e infermierëve, stomatologëve dhe farmacistëve, të cilët duhet të udhëhiqen nga vlera të rëndësishme etike si: profesionalizmi i lartë, integriteti, dhembshuria, kompetenca, përgjegjësia sociale, fryma e bashkëpunimit dhe komunikimi njerëzor.
Vizioni
Oferta jonë akademike i përgjigjet më së miri kërkesave në rritje të tregut, duke garantuar një shkallë të lartë punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Infrastruktura Akademike
Laboratorët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore
Studentët që zgjedhin të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin “Luarasi” përballen aty me praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në edukimin profesional e praktik. Nëpërmjet praktikave didaktike në laboratorët e ndryshëm të këtij fakulteti, studentët pajisen me njohuri për t’u integruar në komunitetin shëndetësor kombëtar dhe europian, si dhe me aftësitë për të ndjekur karrierën në institucione të ndryshme të shërbimit infermieror, stomatologjik apo dhe në qendrat kërkimore akademike.





