Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
Pershendetja e Dekanit

Dr. Gentian Hoxhalli
DEKAN
Përgjegjës i Departamentit të Matematikës dhe Statistikës
It’s your Time Join to explore
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi në të dy ciklet, Bachelor dhe Master. Programet e këtij fakulteti janë nga më të parapëlqyerat për të rinjtë sepse teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit luajnë një rol të rëndësishëm dhe po ndikojnë fuqimisht në globalizimin e kulturës dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, shërbimet publike, aktivitetet kulturore dhe veprimtarinë qeverisëse.
It’s your Time Join to explore
Gjithashtu ndikimi i tyre po përfshin
çdo fushë të veprimtarisë social-ekonomike si biznesin, edukimin në distancë, sistemin bankar, aeronautikën, aviacionin, mbrojtjen, shërbimet inteligjente, kërkimin shkencor, rrjetet sociale, postën elektronike, tregtinë online, telefoninë celulare, teknologjitë audiovizive etj.
It’s your Time Join to explore
Universiteti “Luarasi” ofron të gjithë infrastrukturën moderne laboratorike si dhe një staf akademik mjaft të kualifikuar për të përmbushur sfidën e çdo studenti që dëshiron të diplomohet në një fushë studimi kaq tërheqëse.
Misioni
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit përmes programeve të studimit u jep mundësinë studentëve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në këto fusha kaq të rëndësishme e të larmishme.
Vizioni
Oferta jonë akademike i përgjigjet më së miri kërkesave në rritje të tregut, duke garantuar një shkallë të lartë punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Infrastruktura Akademike
Akademia e Sigurisë Kibernetike
Që nga viti 2022, Universiteti “Luarasi” ka krijuar Akademinë e Sigurisë Kibernetike, një qendër ekselence në fushën e sigurisë kibernetike. Kjo akademi është themeluar në bashkëpunim me kompaninë izraelite Elta Systems LTD, një lider global në këtë fushë, me qëllimin për të ofruar kurse të avancuara dhe certifikime ndërkombëtare për profesionistët e së ardhmes. Një Qendër e akredituar ndërkombëtarisht, Akademia e Sigurisë Kibernetike është e vetmja qendër në Shqipëri që ofron kurse të certifikuara ndërkombëtarisht nga EC-Council, duke e bërë një institucion unik në trajtimin dhe testimin e ekspertëve të ardhshëm të sigurisë kibernetike. Gjatë viteve të funksionimit, 22 kursantë kanë përfunduar me sukses programin CEH – Certified Ethical Hacker dhe janë pajisur me certifikatat ndërkombëtare të EC-Council, duke e bërë këtë akademi një pikë referimi për edukimin në këtë fushë.
Akademia ofron një gamë të gjerë kursesh të avancuara në sigurinë kibernetike, të cilat zhvillohen nga lektorë ndërkombëtarë, kryesisht izraelitë, dhe në gjuhën angleze. Kursantët mund të ndjekin: EHE – Ethical Hacking Essentials; CEH – Certified Ethical Hacker; CPENT – Certified Penetration Tester; CSA – Certified SOC Analyst Course; CHFI – Certified Computer Hacking Forensics Investigator; CISO – Certified Chief Information Security Officer.
Shumica e individëve që kanë ndjekur Akademinë e Sigurisë Kibernetike janë të punësuar në institucione publike dhe private, duke kontribuar në sektorin e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit. Kjo iniciativë po ndihmon në përgatitjen e ekspertëve të ardhshëm të sigurisë kibernetike në Shqipëri, duke e bërë Universitetin “Luarasi” një lider në këtë fushë. Nëpërmjet kësaj akademie, “Luarasi” vazhdon traditën e tij të inovacionit dhe ekselencës, duke krijuar një kontribut real në formimin e profesionistëve të së ardhmes në sigurinë kibernetike.





