The Accounting program offers a Bachelor of Science in Accounting.
About The Program
Programi i Studimit Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike përgatit specialistë me njohuri të qëndrueshme në dy fusha të rëndësishme ku ndërlidhen aftësitë informatike me ato të menaxhimit. Në këtë mënyrë ai realizon formimin e figurave të reja profesionale që janë në gjendje të veprojnë si ndërlidhës të këtyre kompetencave, duke menaxhuar e analizuar sasinë e të dhënave të mbledhura. Në këtë mënyrë, ata mund të mbështesin një vendimmarrje mbi të dhëna të besueshme në nivel kompanie apo institucioni. Në përfundim të studimeve të këtij programi, të diplomuarit mund të punësohen në kompanitë e ndryshme të biznesit apo në institucionet shtetërore, vendase dhe ndërkombëtare si ekspertë të përpunimit të të dhënave e statistikave, menaxherë, drejtues e kërkues shkencorë të niveleve të ndryshme.
Kreditet e Programit: 120 ECTS
Lista e Lëndëve
Vitit i Parë
| Lënda | ECTS | Semestri |
|---|---|---|
| Marketingu Digjital dhe Inovacioni | 6 | I |
| Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit i Avancuar | 6 | I |
| Lidershipi dhe Etika e Vendimmarrjes | 6 | I |
| Etika Dhe Teknologjia / Bazat e Sipërmarrjes dhe Inovacioni | 6 | I |
| Menaxhimi i Bazave të të Dhënave | 6 | I |
| Aftësi Menaxheriale | 6 | I |
| Menaxhimi i Ndryshimit dhe i Rritjes | 6 | II |
| Hartim dhe Menaxhim Projektesh në Teknologji Informacioni | 6 | II |
| Menaxhim i Big Data | 6 | II |
| Bazat e Sistemeve të Sigurisë së Informacionit / Ligji i Sigurisë Kibernetike, Pajtueshmëria dhe Etika | 6 | II |
| TOTAL | 60 |
Viti i Dytë
| Lënda | ECTS | Semestri |
|---|---|---|
| Metoda Kërkimi të Avancuara në Teknologji Informacioni | 6 | I |
| E Drejtë Biznesi | 6 | I |
| Menaxhimi Strategjik | 6 | I |
| Auditimi i Sistemeve të Informacionit | 6 | I |
| Inteligjencë Biznesi e Avancuar | 6 | I |
| Praktikë dhe Zhvillim Karriere | 12 | II |
Temë Diplome | 18 | II |
| TOTAL | 60 |