Katherine Panagakos earned her M.A. in Classics from Tulane University and her Ph.D. in Greek and Latin from The Ohio State University. During her graduate work, she was a student at The American School of Classical Studies at Athens (ASCSA) and was a field walker and camp manager at the Eastern Korinthia Archaeogical Survey (EKAS). Katherine spent three years in a rotating position at schools in the Associated Colleges of the South (Southwestern University in Georgetown, TX; Furman University in Greenville, SC; and Rhodes College in Memphis, TN).
Email Address
info@gmail.com
Location
Tirane, Shqipëri
LUARASI
Në shoqërinë dhe ekonominë e sotme të dijes, arsimi i lartë nuk është thjesht një mjet për të marrë një diplomë, por është një mundësi për mirëqenie ekonomike, zhvillim social dhe sukses individual në çdo treg pune. Ndërsa sfidat lindin, aftësia e institucioneve të arsimit të lartë për t’u zhvilluar dhe për të përmbushur kërkesat e botës moderne do të përcaktojë ndikimin dhe rëndësinë e tyre në të ardhmen, duke luajtur një rol thelbësor në formësimin e individëve dhe shoqërive. Universitetet nuk janë më thjesht qendra të mësimdhënies, por ato janë shndërruar në qendra kërkimi shkencor, inovacioni dhe zhvillimi të aftësive që u përshtaten nevojave dinamike të ekonomive globale. Që kur nisi rrugëtimin e tij si institucion i arsimit të lartë jopublik në Shqipëri, Universiteti “Luarasi” është rritur hap pas hapi duke krijuar një traditë të ekselencës akademike dhe një ndjenjë të fortë të komunitetit përmes numrit të studentëve që rritet në çdo vit akademik. Ky zgjerim i trupës studentore na motivon të përmirësojmë vazhdimisht infrastrukturën, programet e studimit dhe mbështetjen për studentët tanë. Këta kufij të cilësisë akademike janë kapërcyer tashmë nga Universiteti “Luarasi”, duke ofruar për herë të parë programe të përbashkëta studimi në gjuhën angleze në bashkëpunim me Universitetin e Londrës (University of London-UoL), nën drejtimin akademik të Shkollës Ekonomike të Londrës (London School of Economics-LSE).
LSE-UoL
LSE përfaqëson një nga universitetet më të mira dhe më cilësore, si edhe një ndër emrat më të njohur në tregun e arsimit të lartë sot në botë. Diplomat e këtyre programeve studimi do t’u japin mundësi të reja studentëve shqiptarë për t’u zhvilluar profesionalisht në Shqipëri me kosto shumë të arsyeshme dhe të jenë pjesë e tregut global të punës. Kurrikula është e një cilësie shumë të lartë dhe ofron një përvojë mësimore ndërdisiplinore duke integruar teorinë dhe aftësitë praktike. Tradita e mësimdhënies akademike dhe reputacioni që gëzojnë UoL dhe LSE në nivel ndërkombëtar, ashtu sikurse përvoja e Universitetit “Luarasi”, si një nga institucionet e para të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri, përbëjnë garanci për zhvillimin me cilësi të këtyre programeve të studimit. Studentët dhe personeli ynë akademik do të kenë akses në bibliotekën online të Universitetit të Londrës, e njohur si biblioteka universitare më e vjetër online në botë, që mishëron përkushtimin e Universitetit “Luarasi”, për të përdorur teknologjinë për ta bërë arsimin të aksesueshëm globalisht. Universiteti ynë ka një traditë në formimin e profesionistëve të suksesshëm dhe liderëve të së ardhmes, dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë këtë mision me përkushtim dhe përkujdesje, duke e pasuruar atë me një ofertë të re programesh studimi në gjuhën angleze që plotëson kërkesat e të rinjve për të qenë qytetarë globalë.